75 Mall Live Search
09:28 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / k.v

Vdekja e punëtorit në Prizren, arrestohen tre menaxherë të firmës

Arbër Gërguri (25-vjeç) ka humbur jetën të dielën pasdite si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës (në ndërtim) në Prizren.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, prokurori dhe inspektori i punës.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar (menaxherë) të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i vikitmës të dërgohet në obduksion. Rasti është ende në hetime.

Sipas prokurorit, rasti është hapur “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”./IndeksOnline/