75 Mall Live Search
09:12 / E Martë, 02 Shtator 2025 / P M

Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Suharekë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas vdekjes se një punëtori në vendin e punës, dje në Suharekë.

Siç bën të ditur policia e Kosovës, rasti është iniciuar si “asgjësim dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Viktima ka pësuar lëndime që kanë qenë vdekjeprurëse në rrethane ane të paqarta, thotë policia.

Suharekë 01.09.2025-14:30. Raportohet se në emergjencën e Suharekës është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima në vendin e punës në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime trupore. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, siç u raportua dje 35-vjeçari me inicialet P.O, dyshohet se është goditur nga një vinç në kokë derisa po punonte.