Vdekja e punëtorit në Veternik, Prokuroria nis hetimet: Po bëhet shqyrtimi i plotë i rrethanave të kësaj ngjarje tragjike

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Veternik të Prishtinës.
Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Lidhur me rastin, një person është i arrestuar.
Derisa, Prokuroria Themelore e Prishtinës, deklaroi se tashmë kanë nisur hetimet.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka nisur hetim mbi vdekjen, bazuar në nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me kujdes të shtuar po shqyrtojnë aspektet e rastit për shqyrtimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, thanë nga kjo Prokurori për Klankosovaa
Viktima në këtë ngjarje tragjike është Fatlum Haradini, 40 vjeçar.