75 Mall Live Search
19:10 / E Enjte, 29 Shtator 2022

Vdekja e reperit amerikan, kështu e kujton takimin me të ish-kryetari i Prishtinës

Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, pas lajmit për vdekjen e reperit Coolio, ka bërë një dedikim prekës.

Ai e kujton takimin me të në kohën e pasluftës, duke e cituar një nga tekstet e tij.

“Këndoj për ushtarët amerikan sepse janë të rëndësishëm. Ata janë të gatshëm të vdesin në mënyrë që unë ti bëj gjërat që i bëj përditë…

që fëmijët e mi të jenë gjendje të shkojnë në shkollë, të jenë të lirë.

Thjesht mendoj se është përgjegjësia ime si qenie njerëzore dhe si argëtues ti vizitoj ushtarët”

Beqiri në statusin e tij ka publikuar edhe një foto nga ky takim duke e cilësuar si nderë vizitën e reperit.

‘’Vdekja e tij është humbje për familjen e tij,fansat e shumtë,si dhe botën muzikore. U prehtë në paqe’’, ka përfunduar statusin Beqiri./IndeksOnline/