75 Mall Live Search
08:27 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / Z S

Vdekja e Shpat Kasapit, sot ditë zie në Tetovë

Për shkak të vdekjes së artistit, Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës ka vendosur që dita e sotme të jetë ditë zie në gjithë territorin e saj.

Njoftimi ka ardhur nga Komuna e Tetovës ku theksohet se këngëtari Shpat Kasapi dha një kontribut të veçantë për zhvillimin e kulturës dhe muzikës, shkruan alsat.mk.

Njoftimi i plotë:

Sot më 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpallë ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare!Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë artdashësve”!

Kujtojmë se Shpat Kasapi u varros dje në varrezat e qytetit të Tetovës, pasi ndërroi jetë nga një sulm në zemër në moshën 40-vjeçare.