75 Mall Live Search
11:19 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Vdekja e Stalinit”

Abuzimi në pushtet ishte tema që dominoi tapetin e kuq të premierës botërore në Londër, të satirës së re politike “Vdekja e Stalinit”.

Bazuar në ngjarjet e ndodhura në Rusinë e viteve ’50, e gjithashtu në romanet “Vdekja e Stalinit” dhe “Funerali”, historia flet për luftën e ashpër dyditore për të pasuar Stalinin mes vartësve të tij, manovrat e dëshpëruara për të favorizuar veten e denigruar kundërshtarët, përpara se udhëheqësi i madh të vdiste.

Filmi, që trajton temat e vanitetit politik e paaftësisë, pritet të shfaqet edhe në Rusi, ku është përballur me kritika të ashpra nga ndjekësit e linjës së ashpër.

Një zëdhënës i Partisë Komuniste ruse e ka përkufizuar atë si një trillim të neveritshëm. Kasti i producentëve dhe aktorëve nuk e shmangu dot ndërlidhje e tematikës së filmit, për abuzimin në pushtet, me rastin e manjatit të kinemasë Harvey Ëeinstein, i dëbuar nga Akademia të shtunën, pas akuzave për sulme seksuale.

“Mendoj se Hollywood-i duhet të sistemojë gjërat. Mënyra sesi personazhi Beria sillet me gratë është e njëjtë me rastet që po dëgjojmë çdo ditë e më shumë. Fatkeqësisht është një fenomen që s’njeh kohë”, tha bashkautori David Schneider.

“Mendoj se, sa më shumë që njerëzit të flasin për këtë gjë, aq më shumë do të kuptohet se ata nuk janë të vetmit, duke ndihmuar edhe autoritetet të ndjekin penalisht autorët”, shtoi skenaristi dhe regjisori Armando Iannucci.

“Vdekja e Stalinit” do të fillojë të shfaqet në kinema nga data 20 tetor.