21:56 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vdekja e të moshuarit, policia jep detaje rreth aksidentit

Një person ka humbur jetën pasi është shtypur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në Graçanicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar rastin për “Indeksonline”, duke thënë se vetura që kishte shtypur të moshuarin kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndihma e shpejtë ka arritur në vendin e ngjarjes, por personi rreth të 70-ve kishte mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

“Sonte me datë 18/12/2017 rreth ores 16:55 ne magjistralen Prishtine-Gjilan në hyrje te Graqanices eshte raportuar per nje aksident trafiku ku dyshohet se nje automjet ka goditur një person dhe nuk eshte ndalur në vendin e ngjarjes. Ndihma e shpejte ka arrite ne vendin e aksidenit dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e nje personi rreth të 70-tave”, ka thënë ai.

Hoxha ka sqaruar se policia me njësitë relevantë të trafikur kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit./Indeksonline/