75 Mall Live Search
08:30 / E Mërkurë, 08 Prill 2026 / KV

Vdekja e të riut në Skenderaj/ Policia: U gjet nga familjarët i asfiksuar

Policia ka dhënë detaje të reja për vdekjen e 39-vjeçarit në Skenderaj. Sipas policisë, i riu ishte gjetur nga familjarët i asfiksuar pa shenja jete.

Sipas babait të viktimës, ai kishte të meta mendore. Trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa policia po heton shkaqet që kanë quar deri të vdekja, transmeton IndeksOnline.

“Ankuesi mashkull kosovar, të martën rreth orës 09:00, ka njoftuar policinë  se është gjetur i asfiksuar pa shenja jete djali i tij (sipas ankuesit me të meta mendore). Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor dhe konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/