75 Mall Live Search
22:05 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vdekja e të riut nga Istogu, Instituti i të Drejtave të punëtorëve-institucioneve: Përmirësoni kushtet!

Instituti i të Drejtave të Punëtorëve ka reaguar lidhur me vdekjen e të riut nga fshati Kovraga e Istogut pasditen e 21 dhjetorit. Me këtë rast, viktima Filonid Belegu ndërroi jetë gjersa ishte duke punuar me një importues që njihet me emrin “domper”, e që shërben për bartjen e dheut.

Ky institut ka bërë thirrje ndaj të gjitha institucioneve shtetërore që numri i aksidenteve në punë të zvogëlohet.

Po ashtu, instituti në fjalë thotë se është e arsyeshme të përmirësohen kushtet dhe të dihen faktorët që po ndikojnë deri te aksidentet e sidomos ato me fatalitet në vendet e punës në Republikën e Kosovës.

Reagimi i plotë i Institutit të të Drejtave të Punëtorëve:

Instituti i të drejtave të punëtorëve reagon lidhur me vdekjen në ditën e djeshme në vendin e punës ku i njëjti fatkeqësisht gjeti vdekjen pasi u rrokullis me bagerin të cilinai e drejtonte në vendin e punës.

Andaj instituti i të drejtave të punëtorëve pas shumë aksidenteve që janë duke ndodhur nëpër vendin e punës ku disa nga to shpesh herë kanë qenë të përcjella edhe me fatalitet , ky institut i bon apel të gjitha institucioneve shtetërore e sidomos institucionin e sindikatave të punëtorve që është njëri ndër institucionet më kompetent për luftimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve që numri i aksidenteve në punë të zvogëlohet dhe të përmirësohen kushtet dhe faktorët që po ndikojnë deri te aksidentet dhe vdekjet në vendin e punës.

Ndryshe, 25 vjeçari tashmë i ndjerë po punonte në firmën “Arbens Garden”.

Detaje për vdekjen e Filonidit, ka dhënë për mediumin edhe Driton Rugova nga Policia e Kosovës ë rajonin e Pejës. Ai ka thënë se ende nuk mund të dihet a ka qenë mjeti duke qarkulluar shpejt apo jo.

“Viktima ka qenë tu e vozit mjetin e punës dhe ka dal nga rruga, si pasojë e aksidentit ekipi mjekësor e ka konstatu vdekjen e tij. Është herët me dit a ka qenë shpejt, megjithatë ai vet ka dal nga rruga si pasojë e moskujdesit. Ka qenë mjet i punës, kamionë diçka duhet me kanë”, ka thënë shkurt Rugova. /Indeksonline/