75 Mall Live Search
11:35 / E Diele, 02 Korrik 2023 / AR

Vdekja e të burgosurit, Shërbimi Korrektues del me njoftim

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë dalë me njoftim pas vdekjes së një të paraburgosuri.

Në njoftimin e tyre theksojnë se viktima Nermin Muliq është pranuar në burg me komplikime shëndetësore, raporton Indeksonline.

Tutje thuhet se, organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit, si dhe do të bëhet autopsia si procedurë përfundimtare ligjore për verfikim të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se sot në Qendren Klinike Universitare te Kosovës, ka ndërruar jetë i burgosuri N.M, i lindur më 1976

N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancen e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit, si dhe do të bëhet autopsia si procedurë përfundimtare ligjore për verfikim të shkakut të vdekjes.