75 Mall Live Search
21:37 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / H F

Vdekja misterioze e aktorit të njohur kinez, autoritetet hetojnë disa pista, përfshirë një akt kriminal

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur kinez Yu Menglong, i cili është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta.

Sipas raportimeve të para nga mediat kineze, trupi i aktorit është gjetur në banesën e tij në Pekin, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se po hetojnë disa pista të mundshme, përfshirë mbidozën, vetëvrasjen dhe një incident të mundshëm kriminal.

Familjarët dhe miqtë më të afërt janë marrë në pyetje, ndërsa kamerat e sigurisë përreth banesës janë sekuestruar nga policia. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shkakun e vdekjes, ndërsa trupi i tij është dërguar për autopsi.

Ndërkohë në rrjetet sociale qarkullojnë pamje nga momenti i ngjarjes, ku aktori shihet duke u torturuar teksa bërtet nga dhimbja.

Yu Menglong, 36 vjeç, ishte bërë i njohur për publikun ndërkombëtar për rolin e tij në dramën “Dashuria e madhe pas vdekjes”, ku portretizoi një histori të ndërlikuar dashurie dhe humbjeje. Ironikisht, roli i tij më i spikatur kishte si temë pikërisht jetën pas vdekjes, një fakt që fansat kanë përmendur me dhimbje në rrjetet sociale pas lajmit tragjik.

Ndërkohë, studioja filmike me të cilën Yu kishte bashkëpunuar së fundmi ka shprehur ngushëllimet dhe ka kërkuar mospërhapjen e spekulimeve derisa të konfirmohen të dhënat nga autoritetet zyrtare.

 Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur industrinë e filmit në Kinë dhe më gjerë, duke rikthyer vëmendjen mbi shëndetin mendor të artistëve dhe presionin e madh publik që përballin.

Hetimet janë në vijim, ndërsa publiku dhe fansat presin me ankth rezultatet përfundimtare të autopsisë.