75 Mall Live Search
14:53 / E Hënë, 25 Dhjetor 2023 / k.v

Vdekja tragjike e çiftit/ Prokurori i krimeve të rënda del në vendin e ngjarjes

Një prokuror i krimeve të rënda me të pranuar informatën për rastin tragjik të ndodhur në bjeshkët e Junikut, ku mbeten të vdekur dy persona, ka dalë në vendin e ngjarjes.

Rastin për IndeksOnline sapo e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se dy trupat e pajetë (burrë e grua) u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

“Dy trupa të pajetë janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes për të parë nga afër se si ka ndodhur rasti tragjik”, tha Nikçi.

Prokurori ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./IndeksOnline/