Vdekja tragjike e puntorit në Suharekë, arrestohen dy persona

Dje rreth orës 16:30 një punëtor ka humbur jetën nga një pjesë metalike e një vinçi në Suharekë.
Rastin për IndeksOnline e kishte konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi bëri të ditur se viktima ishte punëtor i Fabrikës “NewBallkani”.
Ndërsa sot, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë ngjarje.
Policia njofton se viktima në Spitalin Rajonal të Prizrenit ishte dërguar pa shenja jete, ndërsa me vendim të prokurorit dy persona janë arrestuar.
”SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM. Rr. Brigada-123, Suharekë 26.09.2025 – 15:45. Viktima mashkull kosovar-punëtor, derisa ishte duke punuar, dyshohet se aksidentalisht është lënduar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, aty ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. ” thuhet në raport. /IndeksOnline/