75 Mall Live Search
12:12 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / H F

Vdekja tragjike e Visar Muriqit, dëshmitari kyç- Vesel Jusaj s’paraqitet në gjykatë

Në Gjykatën Themelore në Pejë, sot ishte paraparë që nga ora 10:00 të mbahej seanca për rastin e Visar Muriqit.

Në gjykatë nuk janë paraqitur i pandehuri Vesel Jusaj dhe përfaqësuesja e autorizuar e personit jurudik “Delta Group”, Vase Jusaj.

Në këtë seancë, poashtu ka munguar mbrojtësi i të pandehurit, avokati Gëzim Kollçaku.

Pas kësaj, gjykata ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës dhe ajo është shtyrë për  7 nëntor 2025, transmeton IndeksOnline.

45-vjeçari, Muriqi pati ndërruar jetë në tetorin e vitit të kaluar si pasojë e një shpërthimi të një autocisterne në “Delta Group” Sh.P.K, në Pejë.

Pak ditë më parë i pandehuri, Vesel Jusaj, i cili është ftuar nga gjykata në cilësinë e pronarit të kompanisë “Delta Group”, është deklaruar i pafajshëm përballë trupit gjykues.

“Nuk jam fajtor për veprat penale të cilat më vihen në barrë”, ka deklaruar biznesmeni Jusaj, në kompaninë e të cilit tashmë i ndjeri Muriqi ndërroi jetë tragjikisht”, pati deklaruar ai.

I ndjeri, më 11 tetor të vitit të kaluar ishte kontaktuar nga një bashkëvendës që në një pompë derivatesh, të bënte shndërrimin e bombolës së gazit në mënyrë që ajo të përdorej për derivate të tjera.

Pa e ditur se ajo do të jetë dita e fundit e jetës së tij, Visari e pranoi këtu punë për hiç më shumë se 30 euro.

Lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore e Pejës po vazhdon hetimet ndaj pronarit të pompës “Delta Group”, Vesel Jusaj.