Vdekja tragjike e Visar Muriqit, sot flasin dëshmitarë të tjerë të rastit

Në Gjykatën Themelore në Pejë, sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet seanca për rastin e Visar Muriqit.
45-vjeçari, Muriqi pati ndërruar jetë në tetorin e vitit të kaluar si pasojë e një shpërthimi të një autocisterne në “Delta Group” Sh.P.K, në Pejë.
Pak ditë më parë i pandehuri, Vesel Jusaj, i cili është ftuar nga gjykata në cilësinë e pronarit të kompanisë “Delta Group”, është deklaruar i pafajshëm përballë trupit gjykues.
“Nuk jam fajtor për veprat penale të cilat më vihen në barrë”, ka deklaruar biznesmeni Jusaj, në kompaninë e të cilit tashmë i ndjeri Muriqi ndërroi jetë tragjikisht”, pati deklaruar ai.
I ndjeri, më 11 tetor të vitit të kaluar ishte kontaktuar nga një bashkëvendës që në një pompë derivatesh, të bënte shndërrimin e bombolës së gazit në mënyrë që e njëjta të përdorej për derivate të tjera.
Pa e ditur se ajo do të jetë dita e fundit e jetës së tij, Visari e pranoi këtu punë për hiç më shumë se 30 euro.
Lidhur me këtë rast, Gjykata Themelore e Pejës po vazhdon hetimet ndaj pronarit të pompës “Delta Group”, Vesel Jusajt./IndeksOnline/