Vdekje e dyshimt në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orëve të vona, një person ka ndërruar jetë.
Viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore në banesën e tij në Fushë Kosovë. Policia ka bëre të ditur se rasti është nën hetime, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për Obduksion.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte në banesën e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton IndeksOnline.