13:26 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vdekje e dyshimtë e një femre, në Gjilan

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka pranuar dje informacionin se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete një viktimë femër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitet përkatëse policore, kurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/