75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Vdekje e dyshimtë e një pacienti në spitalin e Prizrenit, trupi dërgohet për obduksion

Ditën e djeshme ka ndërruar jetë një pacient i cili ishte duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, pasi që rasti në fjalë konsiderohet si vdekje e dyshimtë. /Indeksonline/