75 Mall Live Search
15:01 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

Një person pa shenja jete është dërguar dje në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gërlicë, të Ferizajt, rreth orë 10:35 të mëngjesit. Siç raporton Policia e Kosovës, viktima ishte punëtor i një kompanie.

Me vendim të prokurorit, trupi i personit pa jetë është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.