09:39 / E Martë, 26 Korrik 2022 / AR

Vdekje e dyshimtë në Fushë-Kosovë, Policia jep detaje

Një vdekje e dyshimtë është raportuar së fundi në rajonin e Fushë-Kosovës.

Ankuesi ka raportuar se fqinji i tij është gjeturi i shtrirë në dysheme në banesën e tij.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar edhe vdekjen e tij.

Sipas familjarëve ata nuk dyshojnë në askënd teksa kanë deklaruar se viktima shpesh ka konsumuar alkool.

“Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme në banesën e tij. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas familjarëve ata nuk dyshojnë në askënd, të njëjtit deklarojnë se viktima shpesh ka konsumuar alkool. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.