75 Mall Live Search
09:17 / E Diele, 29 Maj 2022 / LB

Vdekje e dyshimtë në Gjilan

Një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, gjatë ditës së djeshme.

Në raportin e policisë thuhet se sipas familjarëve, viktima vuante nga sëmundje të mëhershme dhe ishte duke u trajtuar viteve të fundit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Gjilan 28.05.2022 – 06:40. Raportohet se në Spitalin e Gjilanit është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve, viktima vuante nga sëmundje të mëhershme dhe ishte duke u trajtuar viteve të fundit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.