Vdekje e dyshimtë në Gjilan, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi, pasi që ai është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.