75 Mall Live Search
09:13 / E Martë, 12 Tetor 2021 / LB

Vdekje e dyshimtë në Graçanicë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet për një vdekje të dyshimtë në komunën e Graçanicës.

Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë pa shenja jete në korridorin e një ndërtese.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.