Vdekje e dyshimtë në Institutin Special në Shtime, Policia jep detaje

Një 46 vjeçare ka vdekur dje në Institutin Special në Shtime.
Rreth këtij rasti Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizaj, Agim Gashi.
“Po një 46 vjeçare ka vdekur. Ka pasur probleme shëndetësorë, nuk ka pasur shenja te dhunës, trupi i pajetë shkon në obduksion. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj. Deri në përfundim të obduksionit, cilësohet si vdekje e dyshimtë”, u shprehë ai./Indeksonline/