75 Mall Live Search
09:46 / E Premte, 24 Janar 2025 / Z S

Vdekje e dyshimtë në Kamenicë

Një burrë është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij në Kamenicë të enjten.

Viktima banonte në një shtëpi në rrugën “Taulantët” në Kamenicë, thuhet në raportin 24-të orësh të policisë.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete- viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/