75 Mall Live Search
08:51 / E Diele, 28 Gusht 2022 / A. M.

Vdekje e dyshimtë në Kamenicë, një person gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë

Një person i gjinisë mashkullore, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë në Kamenicë.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Rasti ka ndodhur ditën e shtune rreth orës 16:55, shkruan IndeksOnline

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti në proces hetimor.”, thuhet në njoftimin e Policisë./IndeksOnline/