75 Mall Live Search
23:27 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / S Z

Vdekje e dyshimtë në Leposaviq, policia jep detaje

Një person i nacionalitetit serb, është gjetur pa shenja jete në fshatin  Brezancë në Leposaviq.

Dyshohet se viktimës i kanë rënë aksidentalisht drunjtë, duke shkaktuar vdekjen e tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Është një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimtë, por dyshohet se vdekja ka ardhë si pasojë e lëndimit nga drunjët që kanë rënë përmbi trupin e tij (aksidentalisht). Por kjo mbetet të konfirmohet nga Mjekësia Ligjore”, tha Elshani për Indeksonline.