75 Mall Live Search
10:04 / E Hënë, 24 Mars 2025 / k.v

Vdekje e dyshimtë në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Leposaviq.

Sipas Policisë së Kosovës, vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, transmeton IndeksOnline. 

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet e vdekjes. 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./IndeksOnline/