08:32 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vdekje e dyshimtë, në Llabjan të Pejës

Në fshatin Llabjan të Komunës së Pejës, dyshohet të jetë gjetur një trup i pajetë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

“Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda së bashku me njësitet policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dyshohet se ka qenë një trup i pajetë.

Prokuroria dhe policia janë duke marrë masat e nevojshme për ndriçimin e rastit”, tha ai.

Nikçi shtoi se trupi i pajetë pritet të dërgohet në obduksion dhe të ndriçohen detajet shtesë në lidhje me rastin./Indeksonline