75 Mall Live Search
09:09 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / L K

Vdekje e dyshimtë në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në spitalin e Pejës ka vdekur një person dje rreth orës 11:10.

Trupi i pajetë është dërguar për Obduksion, ndërsa detaje të tjera PK-ja nuk ka dhënë.

“Është raportuar se viktimës mashkull kosovar i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi ishte dërguar në spital ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, njofton PK-ja, përcjell IndeksOnline.