Vdekje e dyshimtë në Pejë, policia rrethon zonën
Një person ka humbur jetën në Pejë në rrethana ende të dyshimta.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash afër stacionit të autobusëve në Pejë.
Policia e ka rrethur zonën me shirita dhe po e trajton rastin.
Viktima dyshohet të jetë i moshës rreth 70-vjeçare./Indeksonline/

