75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vdekje e dyshimtë, në Prishtinë

Policia e Kosovës raporton se dje rreth orës 10 e 35 është gjetur pa shenja jete një person, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.