Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, trupi i viktimës dërgohet për obduksion
Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur, më 14 prill 2026 rreth orës 05:30, në rrugën “Rrahman Dini”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e një të moshuari.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet./IndeksOnline/

