08:28 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / L K

Vdekje e dyshimtë në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se në QKUK dje rreth orës 18:30 ka ndodhur një vdekje, në të cilën policia është duke e hetuar rastin.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa detaje tjera nuk janë dhënë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së, raporton IndeksOnline.