75 Mall Live Search
09:06 / E Martë, 15 Gusht 2023 / L K

Vdekje e dyshimtë në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Zubin Potokut dje rreth orës 22:00 është gjetur një person pa shenja jete.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe shkon nën hetime.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell IndeksOnline.