11:01 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Vdekje e dyshuar në Vushtrri, nuk kishte qëndruar në spital shkaku i koronavirusit

Sipas policisë gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një vdekje e dyshimt në Vushtrri.

Personi i vdekur është i gjinisë femërore kurse pas gjendjes së saj të rëndë familjarët e kishin dërguar për trajtim mirëpo kishte ndërruar jetë gjatë trajtimit, shkruan indeksOnline.

Po ashtu sipas policisë viktima ishte paraqitur ditë më parë te mjeku i cili e kishte udhëzuar të hospitalizohet në infektivë.

Mirëpo për shkak të situatës me koronavirus në vend ajo nuk ishte kontrolluar te mjeku.

Kurse në repartin e emergjencës kanë dalur njësit përkatëse ndërsa trupi është dërguar për obduksion./IndeksOnline/.