Vdekje para kamerës/ Momenti kur kryekamarieri goditet për vdekje nga një klient në Elbasan

Gazment Kurmaku, 50-vjeçar, ndërroi jetë si pasojë e goditjeve që mori më 2 tetor të këtij viti, në një restorant në dalje të Elbasanit, ku shërbente si shef i shërbimit të një restoranti.
Ai nuk arriti t’u mbijetojë goditjeve që mori nga një klient, i cili nuk pranoi faktin që tavolina ku ishte ulur ishte rezervuar.
TV Klan ka publikuar pamjet e momentit kur 50-vjeçari u godit me grushte nga klienti i tij.