20:22 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Vdekjet e dyshimta në Kosovë, sa personave iu është bërë autopsia brenda një viti

Kohën e fundit dukshëm është rritur numri i vdekjeve të dyshimta në vendin tonë.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) përgjatë vitit 2020, autopsia iu është kryer gjithësej 369 personave, shkruan IndeksOnline.

Bazuar në të dhënat që ka dërguar ky dikaster qeveritar, autopsia dukshëm më shumë u bëhet gjinisë mashkullore.

“Në Institutin e Mjekësisë Ligjore gjatë vitit 2020 janë kryer 369 raste të autopsisë- raste të freskëta. Nga 369 raste, 286 raste janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 83 të gjinisë femërore”, bën të ditur Ministria e Drejtësisë në një përgjigje për IndeksOnline.

Në këtë institut, nga 369 raste, 30 prej tyre janë të moshës 0-18 vjeç.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Prizren.

“Rr. Hajdar Shala, Prizren 25.01.2021 – 13:30. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/

Você já ouviu falar do Auxiliar de Necropsia e Tanatopraxia? – Colegio  Praxis