11:15 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vdekjet e grave nga kanceri i mushkërive do shënojnë rritje për 43 për qind

Janë rritur vdekjet nga kanceri në Evropë për shkak të konsumimit të duhanit, ka thënë një hulumtim i ri.

Por, e keqja e kancerit të shkaktuar nga duhani është se simptomat shfaqen vetëm në një fazë të vonë, shkruan ‘The Indipedent’, transmeton Indeksonline.

Pjesa më e madhe e kancerit të mushkërive shkaktohet nga pirja e duhanit dhe kjo ka pak mundësi për të mbijetuar dhe evituar këtë rrezik, pasi simptomat shfaqen në një fazë të vonshme.

Vdekjet e grave ngakanceri i mushkërive janë parashikuar të rriten pothuajse 43% para vitit 2030, si pasojë e dëmtimit.

Në mesin e grave me sëmundje nëpër 52 vende,  mesatarjae vdekshmërisë shkon në rritje me 43 për qind në mes të viteve 2015 dhe 2030, thuhet në hulumtimin e botuar në revistën “CancerResearch”.

Vendet e pasura pritet të kenë normat më të larta me vdekje për 12 vitet e ardhshme dhe kjo pritet të ndodhë më së shumti në Evropë, Australi dhe Zelandë të Re, e ndjekur nga Amerika dhe Azia.

Jose Martinez-Sanchez, autori kryesor i studimit dhe një epidemiolog nga UIC Barcelona, ​​tha se “epidemia e duhanit në të gjithë globin po vërehet dukshëm”.

Mundësit e rritjes së kancerit të mushkërive, por edhe vdekjeve në këto vende nga përdoruesit e duhanit janë të mëdha./Indeksonline /