75 Mall Live Search
09:37 / E Diele, 31 Janar 2021 / Blerim

Vdeksh nesër’/ Tea e ‘Përputhen’ përballet me ‘mllefin’ e ndjekësve

Vdeksh nesër’/ Tea e ‘Përputhen’ përballet me ‘mllefin’ e ndjekësve

Prej dy ditësh i gjithë rrjeti është duke komentuar lidhjen e Tea Trifonit me Beart Rexhepin, dy ish-konkurentët e emisionit ‘Përputhen’. Ajo doli çift me Andin nga emisioni, ndaj kjo ka shkaktuar ‘mllefin’ e ndjekësve të cilët tashmë ndihen të mashtruar nga ana e saj.

Së fundmi ajo po përballet me komente të nivele të ndryshme. Ka nga ato që i kërkojnë dhe të vdesë. Këtë e ka postuar vetë ajo në ‘story’. ‘Vdeksh nesër’ i thotë një komentues ndërsa Tea i ka kthyer: Si do kishe dëshirë të vdisja o i panjohur?

Më herët Tea u akuzua nga një tjetër ish-konkurente, Shqipe Hysenaj, e cila vazhdimisht publikonte foto të saj me Beartin, por për shkak se nuk dalloheshin qartë, Tea i mohoi kategorikisht ‘akuzat’. Vetëm një javë më parë, Tea dhe Andi dolën si çift nga ‘emisioni i dashurisë’.