Vdes 1-vjeçarja, babai e harroi në veturë disa orë
Vogëlushja njëvjeçare ka vdekur pasi që është harruar brenda në veturë, si pasojë e temperaturave të larta. Rasti ka ndodhur në Tampa të Floridas.
Vogëlushja ishte harruar në veturën e tipit “Jeep”, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Policia e Departamentit në Tampa ka njoftuar se vogëlushja ishte gjetur pa frymëmarrje dhe ishte dërguar me urgjencë në spital.
Ky është rasti i 48-të deri tashti, që fëmijët kanë humbur jetën brenda veturave, si pasojë e temperaturave të larta.
Planifikohet që modelet e veturave të vitit 2025 do të pajisen me një system alarmues që sinjalizon prindërit se foshnja gjendet brenda në veturë./Indeksonline/