20:34 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Vdes 13 vjeçarja që u godit nga një veturë ditë më parë në Podujevë

13 vjeçarja, Vlera Curri ka ndërruar jetë në QKUK, përkundër intervenimit të mantelbardhëve për ta shpëtuar atë.

Plagët e rënda kanë qenë të papërballueshme për 13 vjeçaren nga fshati Llugë i Podujevës, e cila u goditë nga një veturë derisa ishte duke shkuar në shkollë, rreth dy javë më parë.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët e saj.

Ndërkohë, Policia e Kosovës javë më parë ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pastaj është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/