Vdes 15 vjeçari, pasi që nëna e tij i dha morfinë për t’ia qetësuar dhimbjet
Një djalosh 15 vjeçar, ka vdekur si pasojë e dozës së tepërt të drogës, pasi që nëna e tij i kishte dhënë atij dhe shokut të tij.
Holly Strawbridge, 34 vjeçare i kishte dhënë djalit të saj morfinë si qetësues kundër dhimbjeve, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Tyler kishte shkuar të flinte por nuk ishte zgjuar kurrë.
Nëna e tij është deklaruar e pafajshme për shkak të dhënies së morfinës .
Ajo i kishte dhënë morfinë djalit të saj dhe shokut të tij në shtëpinë e saj dhe si pasojë e dozës së tepërt djali i saj 15 vjeçar nuk u zgjua më.
Gjykata ka dëgjuar dëshmitë e nënës dhe shokut të viktimës, megjithatë juria pritet së shpejti të marrë vendimin në ditët në vijim./Indeksonline/