10:39 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Vdes 19 vjeçari në Prizren pasi ra nga skelet ku po punonte, arrestohet pronari i biznesit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një burrë dje në Prizren, pasi kishte rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke kryer disa punime.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka arrestuar pronarin e biznesit.

“Prizren 26.05.2023 – 14:40. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke kryer disa punime, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit. Si pasojë, viktima ka vdekur. Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.