09:34 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Vdes 20-vjeçari i aksidentuar, në Mitrovicë

lajmi-fundit-indeksonline

Një rast i rëndë i vetaksidnetit ka ndodhur në Zhabar të Mitrovicës.

Si pasojë e tij një person ka ndërruar jetë, i moshës 20-vjeçare.

Rastin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se viktima ka qenë pasagjer, ndërsa edhe drejtuesi i veturës ka marrë lëndime trupore dhe është në procedurë hetimore.

Sipas hetimeve të para, të kryera, mësohet se ngasësi i veturës kishte humbur kontrollin ndaj makinës së tij dhe rrjedhimisht është shkaktuar vetaksidenti.

“Po ka vdekur një person, i cili ka qenë pasagjer i moshës rreth 20-vjeçare. Tani kanë filluar procedurat në lidhje me rasti ndaj drejtuesit të automjetit, i cili sipas ekzaminimit të rrethanave kuptohet se kishte humbur kontrollin ndaj veturës së tij për shkak të shpejtësisë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Zahiti për IndeksOnlinen.