75 Mall Live Search
11:39 / E Martë, 17 Qershor 2025 / A. M.

Vdes 23-vjeçarja që dyshohet se ra aksidentalisht nga një banesë në Fushë Kosovë

Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një rënie nga kati i katërt i një ndërtese banimi në Fushë Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur më 29 maj, rreth orës 13:00, në rrugën “Fazli Grajçevci”.

E reja dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga dritarja e banesës së saj, teksa ishte duke pastruar xhamat.

Ajo ishte gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

May be an image of 2 people

Fatkeqësisht, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë dje.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur bashkëshorti i të ndjerës.