75 Mall Live Search
21:41 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vdes 28 vjeçari, zënka për një sanduiç i merr jetën!

Një përleshje për një sanduiç, i ka kushtuar me jetë një 28 vjeçari.

Kështu, dy meshkuj nisën debatin për mos respektim të radhës derisa ishin duke porositur ushqim. Ngjarja ndodhi të hënën në Maryland.

Zënka nisi në parkingun e restorantit, derisa 28 vjeçari mori plagë të rënda me thikë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital por një orë më pas u shpall i vdekur. Sanduici me mish pule është porosia që kërkohet më shumë në zinxhirin e restoranteve “Popeyes”./Indeksonline/