75 Mall Live Search
15:06 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Vdes 29 vjeçari nga Lipjani, ishte i prekur me Covid19

IKSHPK-ja sapo ka publikuar raportin e 24-orëve të fundit në mesin e të cilëve ka bërë të ditur se 10 persona e kanë humbur betejën me Covidin-19.

Ndër ta është një 29-vjeçar nga Lipjani.

“Brenda 24-orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.