Vdes 32-vjeçari nga Peja, dyshohet të ketë qenë me koronavirus

Mbrëmë ka vdekur një pacient nga Peja i cili dyshohet të ketë qenë me koronavirus.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mbrëmë një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vdekur mbrëmë, shkruan Indeksonline.
I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat.
Postimi i plotë:
Në
Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me
Covid-19. Nga këta pacient 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi. 9 pacientë
janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24
orëve të fundit.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtor
të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i
shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I
ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur
rezultat. Spitali i Përgithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të
ndjerit.