Vdes 34-vjeçari pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Mbrëmë ka ndodhur një aksident në trafik. Vetura ka goditur një këmbësor në Hajvali të Prishtinës.
Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë, raporton Indeksonline.
Viktima është 34-vjeçari Arben Sopjani. Lajmi u bë i ditur nga faqja Hajvalia dhe familjarët e të ndjerit.
“Rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan,saktësisht në fshatin Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.Trupi i viktimës : A. S, mashkull, 34 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore,ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia./Indeksonline/